Arrestohet në Konispol 40-vjeçari, do arratisej drejt Greqisë sepse…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar në tentativë për tu larguar në Greqi autorin tjetër të ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, Fier, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.

“Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi”, njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Share This Article