Shpallet në kërkim 30-vjeçari nga Memaliaj, braktisi makinën teksa transportonte…

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 30 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article