FOTO/ Nis seanca në Kushtetuese ndaj Veliajt, i shoqëruar me policë në sallën e gjyqit

Jugulajm.net
1 Min Read

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka prezantuar mbrojtësit e tij ligjorë kur u pyet nga kryesuesja e seancës, ndërsa siç duket nga pamjet, Veliaj shoqërohet edhe nga një efektiv i policisë në sallë.
Ai u transportua ditën e sotme nga paraburgimi i Durrësit, duke shënuar herën e parë që ai lë qelinë që prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti.
Share This Article