Në orën 05:00 te dites se sotme, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, së bashku me forcat mbështetëse të Bashkisë Gjirokaster, u nisën në drejtim të malit të Skërficës për izolimin e zjarrit, që po vjen nga Delvina.
Ne teren janë angazhuar:
6 punonjës të MZSH,
15 punonjës të shërbimeve publike.
Sa i përket zjarreve të ditës së djeshme në vargmalin Fushë-Bardhë-Zhùlat, zjarri është shuar plotësisht.
Në fshatin Zhùlat ka disa trungje masive, që vazhdojnë të digjen, por pa rrezikshmëri.
Ato po monitorohen nga shërbimi zjarrfikës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.




