Zjarri që përfshiu një banesë në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku u gjet e pajetë 52-vjeçarja, Kozeta Teço, po hetohet tashmë si ngjarje kriminale.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se bëhet fjalë për një rast të mundshëm vrasjeje.
Hetimet paraprake kanë nxjerrë në pah se pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie.
Në vendngjarje janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të dy objekteve pranë pallatit ku ndodhej banesa e 52-vjeçares.
Gjithashtu, disa persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe po merren në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.




