EMRI/ Greqi, identifikohet vrasësi i 41-vjeçarit shqiptar, është bashkëatdhetar i tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjec nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë.

Ka qenë vetë viktima, ai që ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij pas goditjes me armë, duke i thënë se autor ishte Mikel Selimaj.

Trupi i viktimës, Altin Arapaj, po nga Vlora, u gjet pas telefonatës në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. Edhe ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit.

Share This Article