Një 14 vjeçar ka goditur me mjet prerës thikë një 15 vjeçar, duke e lënë të plagosur në pjesën e krahut e të barkut, ndërsa i plagosuri po merr mjekim më të specializuar në spitalin rajonal të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit.
Pas konfliktit, autori është kthyer në shtëpi dhe ka fshehur thikën, e cila është gjetur nga policia e Maliqit
Burime bëjnë me dije se autori është shprehur para forcave blu se është zënë edhe herë të tjera me 15 vjeçarin, për shkak të një sherri në rrjetet sociale.




