Pasditen e sotme u regjistruar një aksident i rëndë në fshatin “Shën Vasil” në Himarë ku mbeti i vdekur 40-vjeçari Renato Bushaj.
Mësohet se makina tip “Land Rover” doli nga rruga duke rënë 20 metra poshtë saj ku si pasojë e plagëve mbeti i vdekur shoferi.
Në makinë ndodheshin edhe 6 pasagjerë, nga të cilët 5 të huaj dhe 1 shqiptar.
Policia e Vlorës informon se janë dëmtuar dhe transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore dy turistët që ishin pasagjerë në këtë automjet, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Fotoja e viktimës