EMRAT/ Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin, prangosen dy të rinjtë

Jugulajm.net
2 Min Read

Është dhunuar për vdekje 89 vjeçari, Caush Shehaj i cili prej ditës së djeshme ndodhej në spitalin e Fierit ku po mjekohej pas godjteve që kishte marrë nga dy grabitësit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç, të cilët nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij.

Asqeri Çela dhe Astrit Çela dy nipat e viktimës kanë dhënë detaje tronditëse sa i përket grabitjes së ndodhur, ku kanë bërë me dije se kjo nuk ishte hera e parë që i afërmi i tyre ishte grabitur. Sipas tyre, i ndjeri është grabitur edhe një herë tjetër ku grabitësit i kanë marrë çiften pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë para.
Të afërmit, zbuluan se i moshuari, Caush Shehaj ishtedhunuar në mënyrë barbare nga dy grabitësit, Evis Halimi dhe Musa Gudo të cilët janë arrestuar nga policia.

Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’. Ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Share This Article