Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy grave.
Policia njofton se dy gra të moshës 50-vjeçe dhe një 77-vjeçare janë konfliktuar me njëra-tjetrën në Xhafzotaj të Durrësit.
Njoftimi i policisë:
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. F., 77 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj.
Sipas informacioneve policore, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ajo ka kanosur me armë sportive shtetasen V. L., 50 vjeçe, banuese po në Xhafzotaj. Nga kontrolli në banesën e shtetases D. F. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë sportive.




