38-vjeçarja gjendet e pajetë brenda në makinë, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një grua është gjetur e pajetë brenda një automjeti në zonë e Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Sipas policisë, 38-vjeçarja është gjetur e pajetë brenda një makine tip ‘Volvo’.

Sipas uniformave blu, 38-vjeçarja E. Xh., dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, ngjarje kjo e ndodhur brenda në makinë.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 04:15 në rrugën “Peti”, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, brenda në automjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article