EMRAT/ Vrasja e 34-vjeçarit, arrestohet 41-vjeçari, ja detajet…

Jugulajm.net
1 Min Read

 Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit.

Policia bën me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari, Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin, Rushit Sallahu, për motive pronësie.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit.

”Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.”, njofton policia.

Share This Article