LAJM I FUNDIT/ 34-vjeçari vritet me armë zjarri

Jugulajm.net
0 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 34-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hasit dhe se autori është një 41-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Shkak i vrasjes mësohet të jenë motive pronësie.

Ndërkohë uniformat blu ndodhen në vendngjarje, teksa detaje të tjera priten në vijim.
Share This Article