Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota, por opozita.
Sipas Ramës, ai nuk ka blerë asnjëherë vota, edhe pse vlen për t’u theksuar fakti se denoncimet dhe akuzat nga opozita kundrejt tij, kanë qenë të shumta.
Këto deklrata, Rama i bëri sot gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para.”, – deklaroi Rama.