VIDEO/ Gjirokastër, besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

Jugulajm.net
1 Min Read

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar ditën e Fitër Bajramit. Mëngjesin e sotëm në mjediset e Pallatit të Sportit u zhvillua falja e kësaj dite të shenjtë.

Faljen e namazit e ka drejtuar myftiu i Gjirokastrës, Ermin Gjana.

Besimtarët janë lutur për më shumë paqe dhe harmoni.

Pjesë e lutjes së Fitër Bajramit ishte edhe situata aktuale në botë dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Më pas për besimtarët janë shpërndarë ëmbëlsirat e festës.

Pjesë e festimeve të Ditës së Fitër Bajramit në Gjirokastër është edhe pritja e organizuar nga myftinia si dhe vizitat e besimtarëve në familjet e njeri-tjetrit.

Share This Article