Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Bulo, Libohovë, pasi në ambientet e DVKM Gjirokastër, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’u identifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.