Kombëtarja Shqiptare e vajzave do të luajë dy ndeshjet e radhës në Grupin 4 të Ligës B në Ligën e Kombeve ndaj Kroacisë.
Takimi i parë është programuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 4 prill, ndërsa ndeshja e kthimit më 8 prill në “Sport Centre Rudes”. Të dyja sfidat do të luhen në orën 16:00.