Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Kamzës, gjatë ditës së sotme, ku janë përfshirë tre automjete në daljen e qytetit.
Sipas informacionit të parë, nuk ka ende detaje të plota për pasojat në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, dhe hetimet janë në vazhdim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.