Gripi që po prek popullatën në Tepelenë, po shkakton probleme në rrugët respiratore. Këtë e konfirmon mjeku pneumolog Shahin Meçe. Me dhjetëra raste paraqiten përditë në Spitalin e Tepelenës me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Sipas tij kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së trajtimit në kohë të viruseve që qarkullojnë këto ditë të janarit tek të prekurit. Shumica e tyre janë të moshave madhore dhe fëmijë.
Në shumë raste mostrajtimi në kohë i viruseve, kalon në komplikacione dhe agravim të situatës shëndetësore për pacinetët që paraqiten me forma serioze të shëndetit të tyre në rrugët respiratore. Në Spitalin e Tepelenës, paraqiten deri në 30 raste në ditë me probleme gripale ku shumica e tyre janë të prekur në rrugët e frymëmarrjes. Për pasojë disa raste trajtohen me shërbim ambulator dhe disa të tjera në shtëpi por ka dhe raste që shtrohen në këtë spital.
Këshilla e mjekut është që të jenë të kujdesshëm me higjenën personale dhe konsumim i sa më shumë lëngjeve kryesisht vitaminoze C dhe sigurisht dhe ajër të pastër.