Qindra qytetarë kanë dalë në protestë, pasditen e kësaj të enjteje, përballë Ministrisë së Arsimit, pasi një edukatore rrahu një 3-vjeçare duke i thyer këmbën.
Majlinda Dehima, punonte si edukatore në kopshtin ‘Stinët’, mirëpo ajo ka ‘shkelur me 2 këmbë’ misionin për të cilin ishte punësuar, përtej çdo ndjenje njerëzore.
Ato shprehen të indinjuara duke thënë se institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi.
Ato thonë se dhe nesër do të dali në shesh për të protestuar për dhunën ndaj fëmijëve.
Përveç saj, për më shumë se 24 orë heshtën dhe institucionet dhe u desh që të publikohej ky skandal, që të kuptohej që ky kopsht ishte e palicencuar.
Për këtë arsye, qytetarët kanë dalë në protestë ku kërkojnë drejtësi.
Pak më parë u bë e ditur se, edukatorja Dehima ishte arrestuar, pas një kërkese të bërë nga prokuroria e Tiranës.