Prokurori i Antimafias italiane, Nicola Gratteri, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë lidhur me refugjatët e Lindjes së Mesme.

I ftuar në “La 7”, Gratteri iu referua përfshirjen së shqiptarëve në aktivitete kriminale duke thënë se mafia shqiptare, renditet e dyta në Evropë pas Ndraghetas, si më e fuqishmja.

Mbi të gjitha, Gratteti theksoi se vetë Shqipëria është një vend i korruptuar dhe i dobët, duke vlerësuar njësoj edhe sistemin gjyqësor.

“Duhet të shohim si do jetë çfarë do të ndodhë. Nuk mund të di unë çfarë do të ndodhë. Unë mund t’ju them, mund t’ju flas për mafien shqiptare dhe mafia shqiptare është e dyta në Europë, pas Ndrangetas. Mafia shqiptare është shumë e fortë dhe kujdes se nuk kemi të bëjë me një mafie që merret me vjedhje vilash, por ne shohim një bashkëpunim të aktiviteteve me Ndrangetan në pyjet e Amazonës  duke blerë kokainë me shumicë.

E shohim tek nënkontrakton transportimin me maqedonasit. Mafia shqiptare është shumë e fortë në Veri të Europës dhe është një mafie e fortë brenda Shqipërisë, sepse vetë Shqipëria është një vend i korruptuar dhe një vend i dobët në këtë këndvështrim. Po kështu edhe në pikëpamjen e gjyqësorit. Prezenca e Italisë në Shqipëri nuk është një fakt i sotshëm. Për më shumë se 10 vite, helikopterë të ‘Guardia di Finanza’ përdoren në Shqipëri për të kontrolluar kultivimet e marjuanës në vend”, deklaroi Gratteri.