E moshuara ndërroi jetë pasi banesa iu përfshi nga flakët, flasin fqinjët…

Jugulajm.net
1 Min Read

Fqinjët e 73-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët, kanë rrëfyer për nediat se e moshuara jetonte vetëm.

Sipas tyre, Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.

Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article