Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një grua 73-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja u shënua rreth orës 09:10 në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku kryesor i vdekjes ishte asfiksia nga tymi, ndonëse ajo kishte pësuar edhe djegie në trup.
Njoftimi i policise:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





