VIDEO/ Vihet nën hetim Koço Kokëdhima, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Koço Kokëdhima është proceduar penalishtnga Policia e Fierit pasi së bashku me zyrtarë të tjerë të Apolonisë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe kanë arritur deri në prekje kundrejt arbitrit Dorjan Maletaj. Ngjarja ndodhi në ndeshjen Apolonia – Gramshi, e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e futbollit për femra. Ndaj Kokëdhimës, i cili mban detyrën e President i “FK Apolonia” për femra, rëndon akuza për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.”, njofton policia.

Share This Article