Motrat Berisha dhunuan 26-vjeçaren, ja sa vite burg kërkoi prokurori…

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren, Klea Prenga, verën e vitit të kaluar.

Prokurori, Ndini Tavani, kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar  në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.

Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Share This Article