Arrestohet 40-vjeçari, drogoi 3 vajza të mitura dhe abuzon sek*ualisht me njërën prej tyre

Jugulajm.net
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku një 40-vjeçar dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të moshës 15-vjeçare.

R. R., është arrestuar nga Policia për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxirja për përdorimin e drogës”. Sipas policisë, 40-vjeçari dyshohet se në datën 22 mars ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Gjithashtu i njëjti shtetas në bashkëpunim me 33-vjeçarin me inicialet F. Q., akuzohen për “Nxitjen e përdorimit të drogës”. Ata kanë nxitur vajzën 15-vjeçare dhe dy shoqet e saj të moshave 15 dhe 16-vjeçe, që të përdorin lëndë narkotike. Për 33-vjeçarin ka nisur një procedim penal. Hetimet pritet të zbardhin më shumë për këtë vepër të turpshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.

Share This Article