Në një intervistë me Ora News, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se kur policia shkon te bimët narkotike, merren vetëm me korrje apo ata që i ujisin, dhe nuk shkojnë tek ato që i financojnë.

Ai tha se krimi është sofistikuar, nuk kemi arrestime të atentatorëve, por edhe atyre që kanë ndihmuar ata, për të shmangur dhe për të fshehur.

Softa: Po goditet shumë poshtë. Kur shkojnë te bimët narkotike, merren vetëm me korrje apo ata që i ujisin, dhe nuk shkojmë tek ato që i financojnë. Njerëz të tillë ka shumë dhe janë hallexhinj që paguhen dhe përdoren, por nuk është ajo pjesa që jeton në luks. Nuk është më krimi që del me armë në dorë në rrugë, përpos atentateve.

Krimi është sofistikuar, nuk kemi arrestime të atentatorëve, por edhe atyre që kanë ndihmuar ata, për të shmangur dhe për të fshehur. Është ajo pjesa që doli edhe nga përgjimet e aplikacioneve të fshehta, kur ndërvepronin shefi i operacionales dhe prokurorit. Krimi janë shefat e tyre dhe shoqërohen me elementë të krimit. Politika dhe grupet kriminale janë ata që i emërojnë këta shefa. Prandaj policia nuk është në gjendje të bëjë diçka.