EMRI/ Aksident, makina përplaset me motorin, humb jetën 25-vjeçari

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Bërdicë.

Mësohet se një person me motor është përplasur me një automjet në aksin Shkodër-Velipojë në Bërdicë.

Viktimë e këtij aksidenti është 25-vjeçari, Xhevahir Maksuti.

Automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Share This Article