Të tjera detaje janë zbardhur nga sulmi me brëshëri plumbash në CFO Pharma ndaj biznesit të Nadir Çaushollit.
Autorët kanë qëlluar me 34 plumba drejt godinës që nddhet në autostradën Tiranë-Durrës.
Njëri ka patur rolin e qitësit dhe tjetri ka qenë drejtuesi i makinës.
Ende nuk janë identifikuar autorët.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të “CFO Pharma” dhe bizneseve të tjera në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.