Godina e CFO Pharma në autostradën Tiranë-Durrës është qëlluar me armë zjarri gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas burimeve policia është njoftuar mëngjesin e sotëm kur punonjësit kanë shkuar në godinë.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka të lënduar veç dëme materiale ne fasadën e xhamit.