Aksi “Levan-Tepelenë”, autoboti përplaset me mjetin bujqësor, 1 i plagosur

Jugulajm.net
0 Min Read

Aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël.

Policia bën me dije se një automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur