Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në komunën Vittoria dhe Chiaramonte Gulfi, në ndjekje të personave të kërkuar, apo që kryenin aktivitete të paligjshme.

Siç raportohet tre persona kanë rënë në pranga, mes tyre edhe një shqiptarë.

Konkretisht mbi të arrestuarit rëndojnë akuza për krime të lidhura me posedimin e lëndëve narkotike, municionit.

Shqiptari gjithashtu ishte i shpallur në kërkim për grabitje të rëndë të ndodhur në vendin fqinj në vitin 2003.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte në kërkim në lidhje me një grabitje të rëndë të kryer në mars të vitit 2003, në zonën e Ippës, teksa po hetohet edhe për përfshirje në aktivitete të tjera të paligjshme, bashkë me dy të tjerët.

Pas prangosjes, u izolua në Burgun e Raguzës, ku ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë.