Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 16-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin M. Sh., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.