Ky është 53-vjeçari shqiptar, i cili një ditë më parë masakroi me thikë gruan e tij 44-vjeçare në banesën e tyre në Sindos të Selanikut, Greqi dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë.
Varrimi i gruas do të bëhet nesër (14 Mars) në Shqipëri.
Gjithashtu edhe varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim, shkroi Prothotema.gr.
Ndërkohë dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.
Dy vajzat e çiftit, 16 dhe 21 vjeç, nuk ndodheshin në banesë kur ndodhi krimi i rëndë.
Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes.