Vendoset data e mbylljes së “Tik Tok-ut”, ja se kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më akses në aplikacionin “Tik Tok” prej datës 13 mars.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka urdhëruar të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) të bllokojnë aksesin në këtë platformë, në zbatim të një vendimi të qeverisë për mbylljen e saj për një periudhë 1-vjeçare.

Në një shkresë zyrtare, AKEP ka njoftuar se kjo masë është marrë pas një urdhri nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

ISP-të kanë marrë udhëzime për të zbatuar bllokimin brenda datës 13 mars, duke e bërë kështu sot afatin e fundit që përdoruesit në Shqipëri mund të kenë akses në TikTok.

Share This Article