Procedohen 2 memaliotë, ndezën zjarr për pastrimin e mbeturinave dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. R. dhe N. H., pasi kanë ndezur zjarre për pastrimin e mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe toke në fshatin Manaj dhe në vendin e quajtur “Luadh”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article