Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Sarandës.
Një e mitur 11 vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një pallati në këtë qytet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:45 të mesditës së sotme.
Pas ngjarjes, e mitura u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekimin e nevojshëm.
E mitura ka qenë në ballkonin e banesës, ku për një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e katit të katërt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.