Shkon në SPAK ish-deputeti socialist i Qarkut Gjirokastër, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish-deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun Gjirpkastër, Vladimir Kosta, është paraqitur në SPAK. Kosta, pasi ka dalë nga SPAK u pyet nga gazetarët se për çfarë është pyetur.

Ai tha se nuk mund të japë detaje në lidhje me faktin se përse u pyet nga prokurorët e posaçëm, pasi është një çështje nën hetim.

“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim. Nuk mund të flas”, ka thënë Kosta.

Mësohet se ai dëshmoi për hetimet ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Sky Tower është kulla e Kostës dhe pikërisht aty Xoxa ka zyrat e ‘Harabel’.

Share This Article