Prangosen 3 persona, hodhën në treg 10 ton mandarina me pesticide

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia ka vënë në pranga tre persona në kuadër të operacionit policor të koduar “Injeksioni”.

Kështu, në uniformat blu të Beratit kane rene në pranga 46-vjeçari E.T (fermer), akuzoeht se ka prodhuar dhe çuar për shitje 10 ton mandarina me përmbajtje të lartë pesticidi.

Mandarinat ishin kthyer nga Kroacia për shkak të përmabjtjes së lartë të pesticidit Phosmet.

Në pranga gjithashtu ranë shtetasit , A. D., 56 vjeç dhe E. T., 30 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se fermeri, shtetasi E. T., 46 vjeç, kishte prodhuar dhe kishte çuar për magazinim, te subjekti i shtetasi A. D., në fshatin Goriçan, 10 tonë fruta (mandarina).

Sasia e frutave ishte eksportuar nga shtetasi A. D., në Kroaci, ku nga analizat ka rezultuar me përmbajtje të lartë të pesticidit Phosmet.

Për këtë shkak, sasia është kthyer nga shteti kroat dhe është shitur në tregun shqiptar, nga shtetasi A. D.. Ndërkaq, dyshohet se shtetasi E. T., 30 vjeç, me detyrë inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka lëshuar certifikatë fitosanitare fiktive, për subjektin në administrim të shtetasit A. D., si dhe për subjekte të tjera.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Share This Article