Arrestohet 43-vjeçari tepelenas, u kap me cannabis

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 43 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë i gjetën një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article