Eurodeputeti Beleri kallëzon në SPAK ish-kryebashkiakun e Himarës, Goro, deputeten Xhaçka dhe bashkëshortin e saj

Jugulajm.net
1 Min Read

Eurodeputeti, Fredi Beleri, i është drejtuar sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të bërë një kallëzim penal. Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes Olta Xhaçka.

Në kallëzimin e tij, Beleri ka kërkuar ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’

Beleri ka kërkuar nga Gjykata, urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.

Share This Article