Një aksion blic i forcave të Policisë në zonën e Lungomares është zhvilluar paraditen e sotme.
Mësohet se një person është shoqëruar nga policia, pasi dyshohet si tej mase i rrezikshëm.
Sipas banorëve që ndodheshin në vendngjarje, aksioni i policisë ka zgjatur pak sekonda, ku forcat speciale me maska dhe me armë e kanë shoqëruar personin e dyshuar në makinë.
Konfirmohen edhe kontrolle për persona me precedent kriminale, persona në kërkim, persona që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura.