Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, si dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore, kryesisht në verilindje të vendit nga orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1ballë.
Parashikohet po ashtu dhe prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore si dhe ngricave në akset rrugore në relievet malore në lindje.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër: 1/15
Kukës: -6/8
Lezhë: 5/14
Dibër: -4/11
Durrës: 4/14
Tiranë: 4/15
Elbasan: 3/14
Berat: 1/15
Vlorë: 4/14
Korçë: -4/5
Gjirokastër: -3/15
Sarandë :6/14