Sot Kosova voton në Zgjedhjet Parlamentare, 2 milionë votues me të drejtë vote

Jugulajm.net
1 Min Read

Sot në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

28 subjektet politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar vendet në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike. 125 852 mijë qytetarë votojnë për herë të parë.

Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit së sotëm, 9 shkurt, dhe mbyllet në orën 19:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

941 qendra votimi janë hapur në 38 komunat e Kosovës.

Share This Article