Aksident, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Policia njofton se automjeti me drejtues  B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Share This Article