26-vjeçari plagoset me thikë në qafë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë.

Sipas të dhënave nga policia lokale, i riu 26-vjeçar me inicialet K.Z. ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur 26 vjeçarin.

Vetëm nga deklarata e tij pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen, e dyta brenda pak ditësh.

Share This Article