Vihet re nje rritje serioze e rasteve te identifikuara me kancer ne qafen e mitres ne Gjirokaster.
Ne 250 teste me shume se 10% kane rezultuar pozitive çka perben shqetesim dhe rritje te rasteve te kesaj semundjeje te rende tqe prek kryesisht grate e martuara. Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor nw Gjirokaster, eshte duke kryer me dhjetra takime ndergjegjesuese pwrsa takon kujdesit dhe ndergjegjesit qe grate duhet te tregojne dhe mbrohen ndaj faktoreve qe shkaktojne semundjen e kancerit te qafes se mitres.
Bledar Ahmeti,specialist prane NJVKSH Gjirokaster, shprehet se eshte mjaft i rendesishem informimi dhe edukimi per HUMAN PAPILOMA VIRUS,infeksion qe transmetohet nga raportet seksuale dhe konsiderohet shkaktari potencial i kesaj semundje.
Sipas tij gjate vitit qe lame pas, jane kryer rreth 250 teste dhe 29 prej tyre kane rezultuar pozitive te cilat i jane nenshtruar ekzaminimit te metejshem nga mjeket gjinekolog, ndersa ka shtuar se vihet re nje ndergjegjesim dhe shtim i numrit te fgrave sa i takon kryerjes se kontrollit mjekesor si ne qytet ashtu edhe ne zonat rurale.