Aksident, makina përplas këmbësorin, humb jetën 65-vjeçari

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident me vdekje ka ndodhur tek Rruga e Kavajës në kryeqytet gjatë natës.

Një automjet ka përplasur këmbësorin 65-vjeçar, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve nga Trauma, i plagosuri ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, si pasojë e plagëve të marra.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur