Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit. Raportohet se një makinë ka përplasur një person, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Drejtuesi i biçikletës është shembur në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për mbledhjene provave dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.