Greqi, plagoset rëndë shqiptari 50-vjeçar, 4 autorët e goditën dhe u larguan me…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 50-vjecar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Varkiza të Athinës.

Fillimisht policia greke është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motorr dhe kanë sulmuar në pabesi 50-vjecarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.

Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe janë larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra, është rrëzuar në tokë.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur